Ballina Kronika DRAMË NË TETOVË: Kallëzime penale për 14 persona dhe një firmë, ja...

DRAMË NË TETOVË: Kallëzime penale për 14 persona dhe një firmë, ja çka kanë bërë ata!

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit juridik nga Tetova, M.A.Ç.(25 vjeç) nga Turqia, B.B. (30 vjeç) nga Tetova, O.S. (28 vjeç) nga Turqia, O.J.(23) nga Turqia, J.S. (33 vjeç) nga Tetova, A.R. nga Tetova, A.K. (26) nga Tetova, J.K. (30), M.S. (25) nga Tetova, Sh.N. (22) nga Gostivari, B.H. (20) nga Tetova, F.P. (49) E.S. (23) dhe A.A. (28) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Organizimi i  l o j ë r a v e   t ë   f a t i t  pa licencë apo leje nga organi kompetent”, njoftojnë shërbimet e MPB-së, transmeton Tetova News.

“Personi juridik dhe 14 personat e tjerë fizikë të regjistruar gjatë korrikut 2021 në ambientet e personit juridik kanë organizuar dhe zhvilluar  l o j ë r a   f a t i  online pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent. Më 29.06.2021, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me përfaqësuesit e Drejtorisë së të Hyrave Publike të Tetovës dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut-Tetovë kanë kontrolluar objektin dhe kanë konstatuar disa kompjuterë me “S l o t  g a m e s”, disa panele të ndryshme administrative dhe secili prej tyre kishte kryer “Transferta të parave në Lira turke, si dhe shumë klientë që kanë kontaktuar përmes aplikacionit të komunikimit Skype dhe që janë lidhur me gjashtë adresa I P në Holandë përmes aplikacioneve të tjera që përdoren për t’u lidhur me një kompjuter tjetër për të fshehur  a d r e s ë n  e vërtetë I P.” Thuhet në njoftimin e shërbimeve kompetente, transmeton Tetova News.

Ata shtuan se janë konfiskuar tetë kompjuterë, dy laptopë, disa fletëpalosje me udhëzime në gjuhën turke dhe angleze dhe sende të tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews