Ballina Aktualitet Paralajmëron Artan Hoxha: Historia sapo ka nisur, arrestimi i Kokës pason 2...

Paralajmëron Artan Hoxha: Historia sapo ka nisur, arrestimi i Kokës pason 2 të tjera

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka do të pasojë 2 të tjera. I ftuar në “Log.” në Abc, Hoxha tha se kjo është një histori shumë e madhe, madje një nga 3 më të mëdhatë dhe nëse hetimet vijojnë, sipas tij SPAK mund të bëjë atë që s’e ka bërë deri më tani.

Sot pasdite kam parë dhe një reagim të politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, por te kjo gara se kush i kishte bërë denoncimet. Unë mendoj që kjo histori sapo ka nisur dhe uroj të jetë kështu sepse është histori shumë e madhe, është një nga 3 historitë që ka SPAK që mund të bëjë atë që s’kemi bërë në 30 vjet nëse hetimi është i plotë. Pse tani? Pse në këtë moment? Duket sikur javët e fundit audienca e Ramës në rrjete sociale ishte zhdukur fare dhe sot menjëherë u kthye në lojë fuqishëm sepse gjithçka po merrej me foltoren me Berishën dhe duket sikur kjo është nga ato manovrat që bën vazhdimisht Rama e sposton vëmendjen aty ku do. Kemi akuzuar Kim se anojnë nga ana e qeverisë dhe kjo duket sikur bën një ballafaqim, sepse Koka është personazh i rëndësishëm jo vetëm si ish ministër e deputet por edhe si person. Është biznesmen i fuqishëm, është sulmuar dhe më parë edhe pa u bërë ministër”, tha Hoxha.

Artikulli paraprakPo vjen Omicron, mjeku: Kategoria e njerëzve që rrezikohet nga super-varianti
Artikulli tjetërKancelari gjerman Olaf Scholz tha se qeveria e tij do të lehtësojë kushtet për punëtorët e huaj