Ballina Kronika Hajduti nga Tetova kapet duke vjedhur në Shkup

Hajduti nga Tetova kapet duke vjedhur në Shkup

“Dje në ora 13.30 në rrugën “Kej 13 Nëntori” në Shkup, zyrtarë policorë nga stacioni policor Qendër kanë arrestuar personin me inicialet F.U. (36 vjeç) nga Tetova. Ai dyshohet se më datë 09.12.2021 në oborrin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup i ka vjedhur një celular dhe para personit me inicialet E.L. (27) nga Shkupi dhe se me datë 19.11.2021, para objektit në rrugën „11 Tetori” nga personi me inicialet I.J. (76) ka vjedhur një portofol me para dhe dokumente personale.

Në prani të prokurorit publik, të dëmtuarit e kanë identifikuar të dyshuarin. “Në koordinim me Prokurorin Publik kundër personit do të ngrihet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

@tn.lajmelokale
@tetovanews