Ballina Aktualitet Kastriot Rexhepi: Mbështetja nga Uashingtoni, Britania e Madhe dhe 26 vendet e...

Kastriot Rexhepi: Mbështetja nga Uashingtoni, Britania e Madhe dhe 26 vendet e BE-së është e qartë, po afrohet dita kur do të marrim datë për nisjen e bisedimeve

Deputeti Kastriot Rexhepi në deklaratë për “Fokus” thotë se sipas mesazhit të Këshillit për Evropë, afrohet dita kur vendi do të merr datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësi,

“Këmbëngul ende për një Maqedoni të Veriut evropiane, ndërsa vendimi i kontribuoi që të kemi shumicë stabile në Kuvend pa kriza politike. Kjo do të thotë se ne jemi të qëndrueshëm dhe të gatshëm për një zgjidhje me Bullgarinë. Duke marrë parasysh se Këshilli i Evropës dërgoi mesazh të qartë se me padurim pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes RMV-së dhe Bullgarisë duke shtuar edhe deklaratën e kryeministrit Petkov i cili u shpreh se angazhohet fuqishëm në gjetjen e pengesave mes dy vendeve për të mos ketë bllokime, dëshmohet se po përafrohet dita kur do të marrim datë”, shprehet Rexhepi.

Ai shton se si pjesë e shumicës do të kontribuojë që kjo të ndodhë sa më shpejt, ndoshta në janar.

“Në fakt mbështetja e Uashingtonit, Britanisë së Madhe dhe 26 vendeve të BE-së është i qartë. Ne si shtet kemi përmbushur të gjitha detyrimet nga ana jonë dhe i takon Republikës së Bullgarisë që të heqë sa më shpejt bllokadën.”, tha Rexhepi.

Rexhepi theksoi se kjo po ashtu nuk varret nga ai dhe shumica parlamentare duke u bërë thirrje politikanëve të japin kontributin e tyre./Telegrafi/

Artikulli paraprakDraghi zgjat deri më 31 janar gjendjen e jashtëzakonshme në Itali
Artikulli tjetërHoxha dhe Arsovski: Krijohen kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë