Ballina Aktualitet Era e fortë shemb çati dhe rrëzon pemë në Gostivar

Era e fortë shemb çati dhe rrëzon pemë në Gostivar

Mbrëmjen e djeshme (30 nëntor), rreth orës 23 e 30 minuta, në SPB – Tetovë është raportuar se 10 minuta më parë, nga një erë e fortë ishte dëmtuar tërësisht çatia e një depoje në rrugën Karagaç të Gostivarit, në pronësi të personit me inicialet Q.S., 52 vjeçar nga Gostivari. Gjithashtu era kishte dëmtuar edhe kabllon e rrjetit elektrik të EVN-së.

Sonte (1 dhjetor), rreth orës 1 pasmesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se nga era e fortë janë shkulur drunj në rrugën lokale të Vrapçishtit që të çon në autostradën Gostivar-Tetovë. Me intervenimin e shpejtë të Komunës së Vrapçishtit, drunjtë janë larguar nga rruga dhe është normalizuar trafiku, njoftojnë nga SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Artikulli paraprakTetovë – Uniformat blu kontrollojnë shtëpinë e një 35-vjeçari, ja çka u gjet
Artikulli tjetërLajm i rëndësishëm nga Komuna e Vrapçishtit