Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Hapini sytë në Tetovë! 358 gjoba për keqparkim në një javë

Hapini sytë në Tetovë! 358 gjoba për keqparkim në një javë

358 gjoba për parkim jo të rregullt në Tetovë për një javë

Kontrollet e intensifikuara për keqparkimin në Tetovë javën e kaluar kanë rezultuar me 358 gjoba për shoferët, njofton policia. Disa nga këta shoferë të gjobitur duhet të paguajnë për faktin se automjeti special “Spider” u ka marrë automjetet.

– Për një javë, për sa i përket masave dhe aktiviteteve të intensifikuara për rend dhe siguri më të madhe me parkingun në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion kanë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 358 automjete të parkuara gabimisht, kryesisht në rrugën e ”Ilindenit” dhe “Marshal Tito”, dy rrugët më të ngarkuara në qendër të qytetit.

Po ashtu, nga dy rrugët e përmendura, përkatësisht nga shërbimi karrotrec, janë larguar 89 vetura të parkuara në vende të gabuara, gjë që ka penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të këmbësorëve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, transmeton Tetova News.

Pjesa më e madhe e masave të vendosura në këtë periudhë kanë të bëjnë me parkimin në të ashtuquajturat “rende të dyfishta” dhe në kundërshtim me sinjalistikën e vendosur në komunikacion.

– Aktivitetet rreth parkingjeve në Tetovë vazhdojnë pa u ndërprerë edhe në ditët në vijim, dhe SPB Tetovë sërish me apel që drejtuesit e mjeteve t’i përmbahen plotësisht regjimit të vendosur të parkimit dhe të mos i lënë automjetet e tyre aty ku të mundin, para së gjithash të parkuara në “dy rreshta”. sepse frekuenca në rrugët e Tetovës është shumë e lartë, sidomos në periudhën prej orës 10 deri në 20. Është paraparë që të mbulohen edhe rrugët tjera të qytetit, tha zëdhënësi i policisë.

Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa të përcaktuara me ligj dhe do të përballen me gjoba.

@tn.lajmelokale
@tetovanews