Ballina Aktualitet Kasami në vendin e Mevlana Xhelaleddin Rumi-ut, takon kryebashkiakun e mbi dy...

Kasami në vendin e Mevlana Xhelaleddin Rumi-ut, takon kryebashkiakun e mbi dy milionë banorëve

Kryetari I Komuns së Tetovës, Bilall Kasami ka arritur në Turqi për një vizitë zyrtare. Pas takimeve në Stamboll, sot ai ka publikuar foto nga takimi me kryetarin e Bashkisë Metropolitane së Konya-s, z.Uğur İbrahim Altay. Kjo bashki ka 2,232,274 banorë.

`Në vazhdën e takimeve në Republikën e Turqisë, sot realizova takim me kryetarin e komunës së Konyas z.Uğur İbrahim Altay.

Me z.Uğur İbrahim Altay diskutuam rreth çështjeve që e preukupojnë qytetin e Tetovës, me theks të veçant bashkëpunimin mes Komunës së Konyas dhe Komunës së Tetovës, si një mundësi e mirë për të thelluar marrëdhëniet tona në rafshin lokal.

z.Uğur İbrahim Altay i jam tejet mirënjohës dhe e falënderova për gadishmërinë e treguar, shkruan Kasami në faqen e tij zyrtare në facebook.

Video bonus:

https://youtu.be/sxoBXsNgXKc

@tn.lajmelokale
@tetovanews