Ballina Kronika Makina përplaset me murin, një i plagosur në Krujë

Makina përplaset me murin, një i plagosur në Krujë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Luz të Krujës, ku një automjet me drejtuese A.D. ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri B.D. i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 14.12.2021., rreth orës 18:45, në fshtin Luz të Krujës, automjeti me drejtuese shtetasen A. D., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri B. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews