Ballina Argëtim Jetë & Stil Nga Afganistani në Shëngjin, rrëfehet çifti afgan që i iku talibanëve: Na...

Nga Afganistani në Shëngjin, rrëfehet çifti afgan që i iku talibanëve: Na thonin pse punoni për të huajt?

Në kohë vjeshte dhe mot jo të ngrohtë çifti afgan e kanë destinacion të përditshëm plazhin. Që nga 24 shtatori ata janë strehuar në një resort në Shëngjin.

Në vendlindje Abdullahu ka punuar në organizatën ndërkombëtare “Acted” e cila ndihmon popullatat e prekura nga konfliktet. Kjo e ka bërë atë dhe familjen e tij të rrezikuar nga talibanët.

“Ata na thonin, pse po punoni për të huajt”. Grupi po ashtu ka kërcënuar afganët që kanë punuar për forcat e huaja ushtarake në 20 vitet e fundit.

Abudllahu thotë për REL, se është gëzuar që familja e tij është evakuuar në Shqipëri, derisa t’i mundësohet azili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Njerëzit e Shqipërisë janë njerëz shumë të mirë. Ata janë shumë mirëpritës. Njerëzit janë shumë të këndshëm këtu. Na pëlqejnë njerëzit e Shqipërisë”.

Gruas së Abdullahut i është dashur të mbyllet në Shqipëri kur talibanët janë rikthyer në pushtet. “Kur kam ardhur në Shqipëri më ka munguar Afganistani, më ka munguar familja ime. Situata me sigurinë në Shqipëri është e mirë. Unë mund të shkoj në Tiranë. Unë mund të shkoj në Lezhë. Mund të ec dhe e kemi plazhin ta shijojmë”, shprehet ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews