Ballina Aktualitet Një lajm i mirë nga Komuna e Zhelinës

Një lajm i mirë nga Komuna e Zhelinës

EDHE NJË LAJM I MIRË
Po bëhet realitet edhe një premtim i yni!

Falë punës së palodhur, vendosshmërisë, sot, edhe zyrtarisht kemi marrë konfirmimin nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencës), që shkolla “Luigj Gurakuqi”- në Leshnicë gjendet në mesin e shkollave të cilat do të ndërtohen apo rindërtohen. Kujtojmë që, faza e parë e projektit pra, bazamenti ka mbaruar ndërsa faza e dytë e cila i përket pikërisht MASH-it do të fillojë së shpejti dhe që njëherë e përgjithmonë banorët e Leshnicës të kenë mësonjtoren e tyre.

Nuk na besonin, por doli ashtu siç thamë ne!
Komuna e Zhelinës vazhdon me projektet e saja madhore, për arsim cilësorë, me infrastrukturë moderne e për një komunë urbane, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në faqen e tij zyrtare në facebook

@tn.lajmelokale
@tetovanews