Ballina Kronika Tetovë – Arrestohen tre persona për certifikatat e rrejshme të vaksinimit

Tetovë – Arrestohen tre persona për certifikatat e rrejshme të vaksinimit

Mbrëmë në Tetovë policia ka privuar nga liria tre burra të cilët nuk posedonin certifikatë të vaksinimit.

Njëri nga të ndaluarit kishte certifikatë me emër të një personi tjetër, derisa dy të tjerët kanë treguar certifikatën në celular, të cilat do të hetohen nga organet kompetente.

“Zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, mbrëmë diku rreth orës 21:30 minuta në një  k a z i n o  në rrugën “Ivo Llolla Ribar”, kanë privuar nga liria personat me inicialet E.H. (32 vjeç) dhe E.Sh. (29 vjeç) nga Dobërdolli i Gostivarit dhe I.K. (46 vjeç) nga Tetova, për shkak të dyshimit të përdorimit të dokumentit me përmbajtje të rrejshme.

Dy prej tyre nuk posedonin certifikatë për marrje të vaksinës, ndërsa njëri ka përdorur certifikatën e një personi tjetër nga Dobridoli”, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tre personave në fjalë do të ngritën padi adekuate.

VIDEO BONUS:
Për më shumë lajme nga kronika ndiq faqen Kronika e Zezë

@tn.lajmelokale
@tetovanews