Ballina Aktualitet Tragjedia shqiptare në Bullgari, ekspertiza: Ulni shpejtësinë në segmentin fatal, si mori...

Tragjedia shqiptare në Bullgari, ekspertiza: Ulni shpejtësinë në segmentin fatal, si mori flakë autobusi

BULLGARI– Nga kontrolli i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike në rrugën Dragiçevo–Dikanja e Poshtme të autostradës së Strumës, ku ndodhi aksidenti tragjik ku humbën jetën 45 persona shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe janë lënduar 7 të tjerë, nuk është konstatuar ndonjë problem serioz, shkruajnë mediet bullgare.

“Sipërfaqja e rrugës është në gjendje të mirë. Vija e mesme ka kufij të lejueshëm të dukshmërisë në trotuar. Dukshmëria e tabelave të kufizimit të shpejtësisë është mbi nivelin e lejuar. Parmakët mbrojtës të vendosur në vitin 2007 përmbushnin normat”, përfundoi ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Violeta Komitova. Ajo saktësoi se në vitin 2021 janë miratuar norma të reja për parmakët mbrojtës, të cilët duhet të jenë të tipit “buffer”.

Sipas konstatimeve fillestare të hetimeve, ka qenë parmaku mbrojtës që e ka bërë kaq të rëndë aksidentin, pasi autobusi u ngjit me të, duke thyer një cisternë dhe një copë e mbetur në automjet, duke u zvarritur në asfalt, ka shkaktuar shkëndija që më pas shkaktuan zjarr.

Problemet e vetme që zbulohen nga inspektimi janë se pjesa nga rrethrrotullimi afër Dragiçevës deri në fshatin Dolna Dikanya, ka një segment të rrugës me një kufi prej 90 km/orë, kurse në zonën ​e aksidentit është 120 km/h. Kufiri maksimal i shpejtësisë u rrit në 120 km/h në vitin 2013.

“Shpejtësia është rritur për disa arsye“, komentoi Komitova. Tashmë është sugjeruar ulje e shpejtësisë deri në kryerjen e një analize të detajuar të rrugës.

“Rrugën mund ta shohim si autostradë. Por pjerrësitë dhe kthesat nuk plotësojnë kërkesat për autostradë“, tha ministrja.

Në rastin e aksidentimit të autobusit, shpejtësia nuk është faktor, pasi automjeti është i kufizuar strukturisht që të mos kalojë më shumë se 100 km/orë dhe trajektorja e tij në metrat e fundit, paraprakisht ka rezultuar se ai lëvizte ndoshta nën këtë shpejtësi.

Kompania që mirëmban rrugën duhej të zëvendësonte tabelat rrugore të prishura ose të munguara, raportojnë mediet e huaja. Sakaq u rekomandua ndërrimi i mbrojtëseve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews