Ballina Kronika Vihet pas hekurave hoxha i rrejshëm, ja çka i bëri 29-vjeçares nga...

Vihet pas hekurave hoxha i rrejshëm, ja çka i bëri 29-vjeçares nga një fshat i Pollogut

Pjestarët e policisë të SPB- Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar mbrëmë (5 dhjetor), rreth orës 22:40 nën dyshimin për ,,mashtrim“ e kanë privuar nga liria 37-vjeçarin me inicialet R.L. nga Koçani, i cili duke u paraqitur rrejshëm si ,,hoxhë“ ka mashtruar një banore 29-vjeçare nga një fshat i Gostivarit dhe nënën e saj prej ku ka realizuar përfitime materiale.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse, njofton SPB -Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews