Ballina Kronika 34-vjeçarin nga Paniçari i Shkupit e gjen belaja në Merovë të Tetovës

34-vjeçarin nga Paniçari i Shkupit e gjen belaja në Merovë të Tetovës

Në vendin e quajtur “Balvan”, në zonën e fshatit Merovë të Komunës së Zhelinës, zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë dje kanë arrestuar personin me inicialet A.J. (34 vjeçar) nga Paniçari i Komunës së Sarajit, i cili është zënë duke prerë dru zjarri pa dokumentet e nevojshme dhe i ka transportuar me automjetin “Volksëagen Golf” me targa të Shkupit.

Automjeti, drutë dhe sharra elektrike janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj tij do të bëhet procedimi përkatës, transmeton Tetova News.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews