Ballina Shëndeti Këshilla Një mënyrë e thjeshtë për të eliminuar erën e keqe të tymit...

Një mënyrë e thjeshtë për të eliminuar erën e keqe të tymit të duhanit

Tymi i duhanit ka një erë shumë të pakëndshme, veçanërisht për ata që nuk pinë duhan. Përthithet lehtësisht në dhomë dhe ndonjëherë kërkon shumë kohë për ta hequr qafe. Nëse të paktën një anëtar i familjes suaj konsumon rregullisht cigare, aroma do të përhapet në të gjithë shtëpinë.

Por ekziston një truk i thjeshtë që do t’ju ndihmojë të largoni lehtë aromën dhe gjithçka që ju nevojitet është një kokërr qepë. Prisni qepën në gjysmë dhe vendoseni në dhomë ku ndihet tymi i duhanit. Lëreni të qëndrojë për disa orë ose gjatë gjithë natës dhe qepa do të thithë të gjitha aromat e pakëndshme.

Ndihmon edhe ndezja e qirinjve aromatike. Kur keni mysafirë ose jeni duhanpirës përpiquni të ndizni gjithmonë qirinj që thithin tymin e cigares. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews