Ballina Argëtim Xhiro me tankun rus, ukrainasit shohin anën gazmore të luftës (VIDEO)

Xhiro me tankun rus, ukrainasit shohin anën gazmore të luftës (VIDEO)

Një grup burrash në Ukrainë xhiruan një video që u përhap me shpejtësi në rrjet, teksa bënin xhiro me një tank rus në një fushë të ngrirë. Sipas tyre, tanku dhe armatimet ishin braktisur nga ushtarët e demoralizuar rusë.

Nga planet duket se bëhet fjalë për një tank model T-80BVM, i cili ecën me shpejtësi në një fushë pranë Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Burri që filmon veten me celular teksa qëndron mbi tank bërtet “Ia dolëm!” dhe “Lavdi Ukrainës!”, ndërsa shokët e tij qeshin dhe bërtasin në sfond. Video u postua në Twitter nga një llogari që publikon armatimet ruse të kapura në Ukrainë.

Ukrainasit shpesh raportojnë për armatime ruse të gjetura të braktisura, ndërsa në ditët e fundit kanë publikuar video të ushtarëve rusë të arrestuar, të cilët shfaqen duke qarë dhe duke pranuar që as nuk e dinin se do të dërgoheshin në Ukrainë. Rusia thotë se rreth 500 ushtarë të saj kanë humbur jetën që prej nisjes së pushtimit, të cilin ajo e quan “operacion special”, ndërsa Ukraina thotë se kjo shifër është rreth 9000.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews