Ballina Aktualitet Kultura Serdar Ortaç në Klan Arena

Serdar Ortaç në Klan Arena

Klan Arena ka kënaqësinë të ju njoftojë se këngëtari i mirënjohur turk Serdar Ortaç së bashku me orkestrën e tij prej 18 instrumentisteve do të performojnë live me datat 3 dhe 4 Qershor.

Serdar Ortaç është krijues i shumë emrave të mëdhenjë në mbarë Turqinë si një ndër tekstshkruesit dhe kompozitorët më të suksesshëm. Poashtu edhe autor i shumë hiteve të interpretuara nga vet ai si: Karabiberim, Gamzelim, Dansöz, Şeytan, Balım etj, i cili është edhe i dekoruar me shumë çmime ndër vite. Serdar Ortaç do të shpalosë këto hite me audiencën duke festuar fuqinë e këtyre këngëve për t’i argëtuar njerëzit.

Serdar Ortaç së bashku me ekipën orkestrale të tij do të performojnë dy netë rradhazi në Klan Arena, performancë kjo që nuk duhet humbur assesi. Biletat mund t’i gjeni në Klan Arena, në www.klanarena.com si dhe në çdo pikë të Artmotion.

@tn.lajmelokale
@tetovanews