Ballina Kronika Kronika 13 korrik 2022: 7 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika 13 korrik 2022: 7 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, mbrëmjen e djeshme (12 korrik), rreth orës 21:50, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, e kanë privuar nga liria 27-vjeçarin H.K. nga Tetova, për arsye se gjatë këqyrjes në veturën “Volkswagen Polo” me targa regjistrimi të Tetovës është gjetur kokainë. H.K. është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.

 

Gjatë natës (13 korrik) rreth orës 01:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 31-vjeçarin A.I. nga rrethi i Tetovës, për të cilin paraprakisht raportohej se rreth orës 18:00 kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 33-vjeçare dhe prindërit e saj. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

Mbrëmjen e djeshme (12 korrik), rreth orës 21:35, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria 38-vjeçar N.S. nga Gostivari, i cili pak më parë ishte raportuar se në bodrumin e një objekti në rrugën e“Ilindenit” në Gostivar, është përballur fizikisht me 48-vjeçarin D.P. po ashtu nga Gostivari dhe të njëjtin e kishte lënduar me mjet të mprehtë në këmbë, pas së cilës D.P. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Personit N.S. i është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë për ekspertizë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Dyzet e katër vjeçari B.T. nga Gostivari, dje (12 korrik) në ora 16:00 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, dy burra dhe një grua kanë futur me forcë vajzën e tij 18-vjeçare në automjet dhe janë larguar me shpejtësi. Janë marrë masa dhe është konstatuar se vajza e B.T. ka qenë me një person në Shkup.
Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (12 korrik) në ora 15:15, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën lokale për në fshatin Duf të Gostivarit, vetura “Ford Mondeo” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga E.O. (32) nga ky fshat ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri në veturë R.O.(62) nga i njëjti fshat, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Ekipi i DPB Gostivar ka kryerë këqyrje në vendin e aksidentit.

Mbrëmë (13 korrik) në ora 01:20, personi H.A.(41) nga Debreshi i Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij ,,Fiat“ me targa të Gostivarit e cila ka qenë e parkuar dhe me dyer të pa bllokuara në rrugën ,,Vëllerit Gjinovski“ në Gostivar. Po merren masa për gjetjen e automjetit.

Mbrëm e djeshme (12 korrik), në ora 22:30, në shtëpinë e tij në Tetovë është gjetur i pajetë 87-vjeçari me inicialet B.R, banor i Tetovës. Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer inspektimin dhe nuk janë konstatuar gjurmë dhune, ndërsa trupi i pajetë i B.R. i është dorëzuar familjes.

Punonjësit policorë të SPB Tetovë dje (12 korrik), nga ora 10 deri në ora 15, në rajonin Tetovë-Gostivar kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 7 automjete me defekte teknike (TE-3 dhe GV-4). Gjashtë prej tyre (TE-3 dhe GV-3) kishin parregullsi në pajisjet e frenimit dhe 1 kishte në pajisje të tjera. Të gjitha automjetet me defekte teknike janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse. Krahas kësaj janë sanksionuar 4 drejtues mjetesh (TE) pa patentë shoferi dhe 1 shofer (TE) i cili nuk ka patur me vete patentë shoferi, me parashtresa adekuate janë rrumbullakosur edhe 23 lloje të tjera kundërvajtjesh (TE-13 dhe GV-10). Në këtë aksion për shkak të parkimit të gabuar, gjegjësisht të paligjshëm nga “shërbimi i karrotrecit” Tetovë janë marrë 8 vetura (TE).

Mbrëmjen e djeshme (12 korrik) nga ora 21:00 deri në orën 24:00 është kryer kontroll i intensifikuar i shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet, gjatë së cilës janë zbuluar dhe sanksionuar 12 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-7 dhe GV-5), nga të cilat 2 (TE) ishin për më shumë se 70 kilometra në orë. Janë sanksionuar edhe 6 (TE) tejkalim i shpejtësisë së përcaktuar në vendbanim, si dhe 3 lloje të tjera të kundërvajtjeve (TE-2 dhe GV-1).

Punonjësit policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Parandalim së bashku me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” – Filiali Leshnica-Tetovë, sot në mëngjes (13 korrik), në stacionin e pagesës rrugore në Zhelinë, kanë shpërndarë afro 200 fletushka për vozitës, që paraqet një aktivitet të planifikuar në kuadër të Fushata e mbrojtjes nga zjarri “Vera pa zjarr 2022”, e cila së fundi u promovua në Shkup. Në fletushkat e shpërndara në gjuhën maqedonase dhe shqipe, qytetarët më për së afërmi informohen dhe paralajmërohen për rreziqet e zjarreve, arsyet më të shpeshta të shpërthimit të tyre dhe përfshijnë implikimet ligjore, si dhe pasojat e zjarrit, veçanërisht ato të një përmasash më të mëdha.

Qëllimi i fushatës, ku përfshihen disa institucione të arsimit të lartë nga vendi ynë, Sindikata e Mbrojtjes nga Zjarri, Policia Pyjore, pedagogë dhe studentë, është parandalimi i zjarreve në hapësirë të hapur gjatë periudhës së verës, veçanërisht zjarreve në pyje, të cilat shpesh përfundojnë me pasojat për pyjet dhe pronat, si dhe jetën e njerëzve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews