Ballina Kronika Kronika 12 korrik 2022: 12 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika 12 korrik 2022: 12 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, mbrëmë (11 korrik) rreth orës 22:10, në Kamjan të Tetovës, kanë privuar nga liria 24-vjeçarin L.R. nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij “Opel Corsa” me targa të Shkupit, të cilën ai e drejtonte, i është gjetur marijuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Mbrëmë (12 korrik), rreth orës 01:50, në Nerasht të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin F.A. nga ky fshat, të cilit i është gjetur marijuanë dhe më pas i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për dokumentimin e rastit.

Mbrëmë (12 korrik), rreth orës 01:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, në prani të prindit të tij, kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Policët e SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (12 korrik), dyzet minuta pas mesnate, në një lokal në Çegran të Gostivarit, në pronësi të 52-vjeçarit A.N. nga ky fshat, kanë ndaluar për shkak të qëndrimit të padeklaruar në zonë personat K.M.(31) dhe A.L.(56) nga Republika e Shqipërisë, si dhe e kanë privuar nga liria 42-vjeçaren R.K. po ashtu nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit. të “përdorimit të një dokumenti me përmbajtje të rreme”. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve, më pas do të vijojnë parashtresat përkatëse ndaj të përfshirëve.

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (11- korrik) në ora 18.00, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin F.T. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 64-vjeçari H.V. nga Gradeci i Gostivarit për “zhvatje”, “fajde” dhe “rrezikim të sigurisë”. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Dje (11 korrik) në ora 16:20, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat I.N. (51) dhe B.N. (26) nga Pallatica e Tetovës, të cilët janë raportuar nga 20 vjeçarja N.H. nga Tetova se rreth orës 15:30 në këtë rrugë e kanë sulmuar fizikisht atë dhe nënën e saj. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (11 korrik), në ora 01:30, B.Z. (24) dhe motra e saj E.Z. (20) nga Tetova në SPB Tetovë kanë raportuar se njëzet minuta më parë në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë janë sulmuar fizikisht nga disa femra. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Njëzet e nëntë vjeçari A.H. nga Kamjani i Tetovës, dje (11 korrik) në SPB Tetovë ka raportuar se natën e 10/11 korrikut, në oborrin e fabrikës në Pallçisht të Poshtëm të Tetovës, në pronësi të personit S.H.(49) nga Kamjani, është hedhur një shishe qelqi me lëng djegëse në drejtim të veturës “Mercedes”, të parkuar me targa të regjistrimit të Tetovës. Megjithatë, sipas raportit shishja e hedhur nuk ka rënë brenda automjetit dhe nuk ka shkaktuar zjarr apo dëme materiale. Është kryer inspektimi dhe rasti po zbardhet.

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari G.V. nga Vratnica e Tetovës, dje (11korrik) ka raportuar se në ora 08:00 është kafshuar nga një qen rrugësh në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë.

Dje mbrëma (11 korrik), në ora 22:30 personi S.Sh. (29) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen i pastreh në rrugën “Beliçica”, në afërsi të urës së lumit Vardar.

Dyzet e dy vjeçari H.Q. nga Gjurgjevishti i Gostivarit, dje (11 korrik) në SPB Tetovë ka raportuar se djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen rrugësh në afërsi të shtëpisë së tyre.

Dje (11 korrik), në ora 10:45 personi A.T. (67) nga Gostivari, në SPB Tetovë ka raportuar se nga shtëpia e tyre është larguar nipi i tij 30 vjeçar J.A. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili është larguar disa herë nga shtëpia dhe është kthyer prapë. Po merren masa për gjetjen e personit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews