Ballina Kronika Kronika 20 korrik 2022: Shumë lajme të kronikës së zezë nga Tetova...

Kronika 20 korrik 2022: Shumë lajme të kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari

Me datë 19.07.2022 në ora 22.05, në dalje nga autostrada për në Kamjan të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.J.(35) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, pasi që gjatë kontrollit ndaj tij dhe në automjetin “Ford “me shenja kombëtare sllovake, tek ai është gjet marijuanë.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

VIDEO bonus:

Me datë 19.07.2022 rreth orës 21.30 në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, afër Qendrës Emergjente të Gostivarit, zyrtarët policorë të Stacionit policor të Gostivarit e kanë privuar nga liria personin A.B. (31) nga Zdunja e Gostivarit për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij është përgatitur kallëzim përkatës.

Shkollen Fillore”Pashko Vasa” ne fshatin Grupcin

Me datë 19.07.2022, në ora 14:25 në Njësinë policore Grupçin, personi V.K. (21) nga Kapizhdolli i Tetovës, ka raportuar se personi A.A.(35) nga i njëjti fshat ka sulmuar fizikisht vëllain e tij të mitur.
Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më datë 19.07.2022 rreth orës 09:30 në Stacionin Policor Gostivar, personi A.A.(42) nga Gostivari ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale është sulmuar fizikisht në vendin e punës në Institucionin-Teatri Kombëtar i Gostivar nga kolegu i tij I.F. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 19.07.2022, në ora 10:30, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat I.Z.(37), N.Z.(64), J.Z.(39), të tre nga Korita e Gostivarit, S.J.(50) dhe S.J.(25), të dy nga Çajle e Gostivarit pasi që kanë marrë pjesë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin në të cilën kanë përdorur mjete të ndryshme të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgaditet kallëzim përkatës.

Me datë 19.07.2022 në ora 20.15 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në rrugën “Major Çede Filiposki” në Gostivar, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.E.(32) nga fshati Llakavicë e Gostivarit ka goditur këmbësorin R.A.(58) nga fshati Zdunje dhe një këmbësor tjetër të mitur. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori i mitur, ndërsa R.A është konstatuar me lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Emergjente në Gostivar. Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga Stacioni Policor Gostivar.

Me datë 19.07.2022 në ora 23:00 në Stacionin Policor Gostivar, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, afër fshatit Dobridoll, personi Z.I.(43) nga fshati Kalisht, i cili drejtonte një katraçikletë me regjistrim të Gostivarit ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga katërcikli. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Emergjente në Gostivar. Inspektimi është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Gostivar.

Tetova 19 korrik 2022

Më datë 19.05.2022, në periudhën nga ora 06:00 deri në ora 10:00, në zonën e SPB-Tetovë, është kryer kontroll aksion mbi automjetet me të cilat kryhet transport publik i udhëtarëve. Njëkohësisht janë konstatuar dhe sanksionuar 03 shkelje (GV-3) parregullsi në pajisjet e frenimit. Automjetet janë përjashtuar nga qarkullimi, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar urdhërpagesa përkatëse dhe 2 kërkesa në gjykatë për fillimin e procedimurës për kundërvajtje për personat juridik dhe përgjegjës.

Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një automjet (TE) që kryente transport publik pasagjerësh pa dokumentacion përkatës dhe drejtuesi i mjetit do të sanksionohet sipas nenit 284A të Kodit Penal.

SPB Tetovë sërish apelon personat juridik, përgjegjës dhe fizik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të kontrollojnë sa më shpejt korrektësinë teknike të automjeteve me të cilat kryhet transporti publik i udhëtarëve, të sigurojnë dokumentacionin përkatës, për të kontribuar në sigurinë e tyre, sigurinë e pasagjerëve që i transportojnë, si dhe sigurinë e pjesmarësve të tjerë të trafikut.

Me datë 18.07.2022 në ora 08:20 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A. (29) nga Bogovina e Tetovës. Ai është kapur gjatë një sulmi fizik ndaj të dashurës së tij 26-vjeçare nga Prilepi, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Tetova 19 korrik 2022

Me datë 18.07.2022 në ora 16.20 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Sllatinë, zyrtarë policorë nga Njësisë policore-Tearcë kanë ndaluar personi A.N.(50) nga Sllatina e Tetovës për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare. Ai është mbajtur në polici dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Me datë 18.07.2022 rreth orës 12:00 në kryqëzimin e bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” me bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar personin S.S. (29) nga Vrapçishti i gostivarit i cili kishte treguar sjellje agresive dhe kishte fyer pjestarët e policisë që ishin duke kryer veprimet zyrtare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe për të është përgatitur kallëzim përkatës.

Tetova 19 korrik 2022

Me datë 18.07.2022 në ora 20:30 në njësinë policore Gallatë, personi R.V. (66) nga Negotina e Pollogut, ka raportuar se rreth orës 19:30 para një lokali në Zubovcë të Gostivarit, për shkak të relacioneve të pazgjidhura të borxh-besimit, është sulmuar fizikisht nga personi Q.N. (60) nga Senakos i Gostivarit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse.

Më datë 18.07.2022 në ora 23:40 në Stacionin Policor-Tetovë, personi O.H. (36) nga Reçica e Madhe e Tetovës ka raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga R.I.(44) nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Tetova, 18 korrik 2022

Më datë 18.07.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, personi A.K. (68) nga Reçica e Madhe e Tetovës ka raportuar se rreth orës 19:30 në afërsi të Kryqit të Kuq në Tetovë, një person ka sulmuar fizikisht nipin e tij të mitur.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 19.07.2022 në ora 06:00 në Njësinë e Policisë-Gallatë, personi I.R.(43) nga Negotina e Pollogut, ka raportuar se rreth orës 04:30 para hyrjes së shtëpisë së tij familjare është sulmuar fizikisht nga H.A. nga i njëjti fshat.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Artikulli paraprakPA I PLOTËSUAR KRITERET, RRUGA PËR NË BE DO TË JETË E GJATË
Artikulli tjetërKronika 21 korrik 2022: Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari