Ballina Aktualitet Kronika 21 korrik 2022: Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe...

Kronika 21 korrik 2022: Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari

Me datë 20.07.2022, në ora 10:45 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor-Gostivar kanë privuar nga liria personin H.S.(60) nga Gostivari. Gjatë bastisjes në banesën e tij dhe në automjetin “Mercedes” me targa të Gostivarit, të kryer me urdhër të gjykatës, në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 15 pako me heroinë, ndërsa në posedim të tij janë gjetur edhe para. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.

Me datë 20.07.2022 në ora 23:15 në Kamjan të Tetovës, në dalje nga autostrada për në fshat, zyrtarë policorë nga Njësia policore Kamjan, kanë privuar nga liria personi S.U. (23) nga Piroku i Tetovës i cili ka qenë me veturën e tij “Volkswagen Golf”, me targa të Tetovës, ku gjatë kontrollit të kryer është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.
Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 20.07.2022 në ora 13:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Z.Z.(53) nga Çellopeku i Tetovës, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht personin A.M dhe e ka kërëcnuar me mjet të mprehtë me të cilin i ka dëmtuar sendet që mbante me vete.
Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Me datë 20.07.2022 në ora 09:30, zyrtarë policorë nga Stacioni policor-Gostivar kanë privuar nga liria personin E.E. nga Gostivari, për shkak se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.

Me datë 20.07.2022, në ora 22.10, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë ndaluar personi N.J. (28) nga Koçani për shkak se i është gjetur një thikë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më datë 20.07.2022 në ora 23:40 në SPB Tetovë është raportuar se në një objekt hoteliere në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, ka rënë zjarr në të cilin është kapluar kulmi i objektit. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer një kontroll në vendin e ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews