Ballina Kronika Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari (22 korrik 2022)

Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari (22 korrik 2022)

Me datë 21.07.2022, në ora 19:30, në rrugën “Murat Baftjari” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(56) nga Tetova. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” në një market në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, me ç’rast ka vjedhur disa gjëra. Ai është mbajtur në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 21.07.2022, në ora 19:30 në Stacionin Policor Gostivar, një 36 vjeçar nga rrethina e Gostivarit, ka raportuar se është mashtruar nga personi M.K.(36) nga Shkupi, pronar i një agjencie turistike nga Shkupi për një shumë të parave prej 1500 euro dhe 500 franga zvicerane. Sipas raportit, më 18/05/2022 ai ka rezervuar pushime në Turqi për 13/07/2022, pas së cilës ia ka dhënë paratë me kontratë noteriale. Siç raportohet, M.K. as nuk i ka rezervuar një datë pushimi dhe as nuk i ka kthyer paratë. Rasti është duke u zbardhur.

 

Më datë 21.07.2022, në ora 17:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, M.R.(37) nga Sedllarca e Epërme e Tetovës, është sulmuar fizikisht nga një shofer taksie. Rasti është duke u zbardhur.

Më datë 21.07.2022 në ora 15:00 në Stacionin Policor Gostivar, personi S.F. (34) nga Bellovishti i Gostivarit, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 11:55 në rrugën “Goce Dellçev” është sulmuar fizikisht nga personi G.N. nga Çegrani i Gostivarit dhe dy persona tjerë.
Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Me datë 21.07.2022, punonjësit policorë të Stacionit Policor Gostivar, kanë privuar nga liria personin G.T. nga Gostivari pasi rreth orës 19:20 ka sulmuar fizikisht një grua 27-vjeçare nga rrethina e Gostivarit. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më datë 21.07.2022, në ora 08.45 në Stacionin Policor-Gostivar, personi B.J. (52) nga Gostivari ka raportuar se në periudhën prej orës 19.30 të datës 20.07.2022 deri në ora 07.55 me datë 21.07.2022 në rrugën “Pitarnica“ në Gostivar, është vjedhur vetura e tij “Pontiak Transport” me targa të Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews