Ballina Aktualitet Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Parlamentin e Suedisë

Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Parlamentin e Suedisë

Nga katër kandidatë shqiptarë për deputetë në parlamentin e Suedisë, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku do të jenë pjesë e kabinetit. Albinfo.ch shkruan se Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022.

Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate. Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton në Falkenberg të Suedisë, dhe ishte kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate.

Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm është edhe Adnan Dibrani. Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën. Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë si dhe arsimin.

Artikulli paraprakZhvillim premtues në shkencë, testi i gjakut mund të zbulojë deri në 50 lloje kanceri në fazë të hershme
Artikulli tjetërDua Lipa mbledh mbi 100 mijë persona në Brazil, bën krahasimin me vitin 2017: Ishin vetëm 1500 veta (VIDEO)