Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Foto nga burgu e 17-vjeçares që akuzohet për marrjen e jetës të...

Foto nga burgu e 17-vjeçares që akuzohet për marrjen e jetës të 16-vjeçarit te Banjat e Tetovës

Një fotografi e shkrepur në burg e 17 vjeçares A.I, e cila dyshohet se ka goditur për vdekje 16 vjeçarin tek “Banja e Tetovës” është duke u shpërndarë në rrjetët sociale dhe është publikuar edhe nga disa portale.

E dyshuara për vrasjen e 16-vjeçarit nga Novosella, dje gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Tetovë, ka mohuar veprën për vrasjen e 16 vjeçarit. Sipas avokatit Ibrahim Bajrami, vajza 17 vjeçe ka thënë se në këtë ngjarje të rëndë janë të implikuar dy persona të tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar.

“Brenda fazës së filluar hetimore , e dyshuara e mitur A.I dha deklaratën e parë zyrtare para gjykatësit për fëmijë, prokurorit , punonjësve socialë dhe prindit të fëmijës me ç`rast e mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S.

Nga përmbajta e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa ndetifikuar. Besojmë që prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes, sigurimit të provave do të arrijnë të bëjnë zbardhjen e rastit dhe kryerësit të vërtetë të veprës penale të vihen para drejtësisë.

Njëkohësisht në emër të familjes edhe në emrin tim personal shpreh ngushëllime për humbjen e të riut familjarëve edhe shokëve të klasës .Për hir të zbardhjes së rastit lus faktorët relevant që të respektojnë prezumimin e pafajësisë të klientit që përfaqësoj unë”, tha avokati i vajzës së mitur, Ibrahim Bajrami.

Video bonus:

Video bonus:

Video bonus:

https://youtu.be/7bVCywcCD8k

@tn.lajmelokale
@tetovanews