Ballina Aktualitet Lajme Tetovari do të përgjigjet për terrorizëm: Ai thirri stacionin policor në Dellçevë...

Tetovari do të përgjigjet për terrorizëm: Ai thirri stacionin policor në Dellçevë dhe raportoi rrejshëm se kishte bomba në disa lokacione

Sipas MPB-së, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më datë 22.12.2022, personit me inicialet S.Gj. i është hequr liria dhe me të është bërë intervistë zyrtare në Stacionin Policor Tetovë, pas së cilës i janë konfiskuar telefoni dhe dy karta SIM.

Departamenti për Luftën kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit pranë Departamentit për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të Rënda ka bërë dje kallëzim penal kundër S.Gj. (63 vjeç) nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e veprës penale terrorizëm, e paraparë dhe e dënueshme nga neni 394-b paragrafi 2 i Kodit Penal.

“Më datë 17.12.2022 nga celulari i tij, i kallzuari S.Gj. ka telefonuar në Policinë e Dellçevës, ku është prezantuar rrejshëm dhe ka raportuar se në disa lokacione të qytetit janë vendosur bomba”, njoftoi sot Ministria e Brendshme, transmeton Tetova News.
Oficerët e policisë kanë inspektuar objektet e treguara dhe nuk janë gjetur sende të dyshimta.

Sipas MPB-së, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më datë 22.12.2022 S.Gj. i është hequr liria dhe me të është bërë intervistë zyrtare në Stacionin Policor Tetovë, pas së cilës i janë konfiskuar telefoni dhe dy karta SIM.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dy ditë më parë ka njoftuar se është duke u zbardhur rasti me raportimet për gjoja bomba të vendosura në Dellçevë.

Siç kumtoi MPB-ja, më 17 dhjetor në stacionin policor në Dellçevë është raportuar se një person përmes telefonit ka bërë kërcënim të rrejshëm se dyshohet se ka vendosur bomba në disa lokacione në Dellçevë, transmeton Tetova News.

Video bonus:

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews