Policia e Prilepit ka ndaluar 26-vjeçarin, banues në fshatin Sellcë të Prilepit me iniciale A.M. i cili dyshohet se pas një debati në shtëpinë e familjes ka plagosur për vdekje me një mjet të mprehtë të atin, i cili më pas ka ndërruar jetë. I dyshuari është ndaluar në rrugën “Dimo Narednikot” në Prilep.
Siç informojnë nga SPB Manastir, 26-vjeçari ka debatuar me babain e tij, 52-vjeçarin M.M. dhe e ka plagosur me sende të mprehta. Babai vdiq më vonë nga plagët e marra, transmeton TetovaNews.
Policia ka kryer hetime, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit të të ndjerit. I dyshuari, djali 26-vjeçar, dy orë më vonë është arrestuar në rrugën “Dimo Narednikot” të Prilepit.
Prokuroria është duke punuar në rastin dhe ka kërkuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për të dyshuarin, 26-vjeçarin A.M./TetovaNews
Video bonus:








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





