Ballina Kronika Uniformat blu ndalojnë tre persona nga Tetova

Uniformat blu ndalojnë tre persona nga Tetova

Me datë 22.12.2022, në ora 21:30, në rrugën “176” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.S.(22) dhe S.A.(29), të dy nga Tetova, pasi në automjetin e tyre u gjetën mbetje të marijuanës.

Njëkohësisht është privuar nga liria edhe N.K.(30) nga Tetova, i cili ka zbritur nga një automjet tjetër dhe ka penguar punonjësit e policisë të ndërmarrin veprime zyrtare. Tek ai gjatë kontrollit është gjet marijuanë.

Personat janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Video bonus:

https://youtu.be/7bVCywcCD8k

Video bonus:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews