Ballina Kronika VIDEO/ Makina ndahet më dysh, aksident i frikshëm në Kosovë, një i...

VIDEO/ Makina ndahet më dysh, aksident i frikshëm në Kosovë, një i vdekur dhe 5 të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën Arllat Malishevë në Kosovë.

Një makinë është përplasur me një furgon rreth orës 07:00 të mëngjesit, e përe rrjedhojë një person ka humbuir jetën, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar.

Mediet në Kosovë raportojnë se viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Siç shihet nga pamjet makina është ndarë më dysh, nga përplasja e fortë që ka pasur me furgonin.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews