Ballina Kuriozitete Cila është pasaporta më e rrallë në të gjithë botën që vetëm...

Cila është pasaporta më e rrallë në të gjithë botën që vetëm 500 njerëz e kanë?

Jemi mësuar të dëgjojmë për pasaporta shumë të fuqishme, si ato të Japonisë apo Singaporit, të cilat u mundësojnë udhëtime pa viza qytetarëve të tyre në plot 189+ vende të botës, por le të njihemi me pasaportën më ekskluzive!

Po flasim për atë që zotëron Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës! Vetëm 500 njerëz në mbarë botën e kanë këtë pasaportë dhe është dokumenti i identifikimit dhe udhëtimit më i rrallë, sovraniteti i të cilit u njoh nga Papa Paschal në vitin 1113. Pra, pasaporta është 910 vjeç.

Kush mund ta marrë këtë pasaportë?

Pasaportat diplomatike, sipas Urdhrit Sovran të Maltës, u jepen vetëm anëtarëve të Këshillit Sovran (qeveritarëve), krerëve dhe anëtarëve të misioneve diplomatike të tij, si dhe bashkëshorteve të tyre dhe fëmijëve të mitur, – me disa përjashtime – edhe figurave të larta që duhet të kryejnë një mision special brenda Urdhrit të Maltës.

Ku mund të përdoret pasaporta?

Tetova News në YouTube:

Urdhri është aktiv në 120 vende dhe ofron ndihmë mjekësore, sociale dhe humanitare për zotëruesit e pasaportës.

Ky mjet udhëtimi është i vlefshëm për 4 vjet. Vlefshmëria e tij lidhet edhe me kohëzgjatjen e detyrës së individit që e zotëron.

Por, në zonën Shengen, kjo pasaportë nuk është aq e dobishme, pasi vetëm 12 nga 26 shtete e njohin dokumentin. Gjithashtu, ajo nuk pranohet në SHBA, Zelandën e Re dhe në Mbretërinë e Bashkuar.