Ballina Aktualitet Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së në Beograd, në fokus plani franko-gjerman

Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së në Beograd, në fokus plani franko-gjerman

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të vizitojnë Beogradin.

Mediat serbe bëjnë me dije se kryeqytetin serb do ta vizitojnë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Ata do të jenë të shoqeruar nga të dërguarit e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner, teksa vizita do të zhvillohet menjëherë pas 7 janarit kur besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet.

Duke cituar burime zyrtare, “NOVOSTI”, raporton se arsyeja kryesore e vizitës lidhet me propozimin franko-gjerman. Referuar kësaj media, zyrtarët ndërkombëtarë do të përpiqen të bindin udhëheqësit serbë të fillojnë dialogun në bazë të këtij propozimi për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

Vizita vjen para përvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, teksa sipas analistëve paraqet një afat joformal kur Prishtina dhe Beogradi duhet të pajtohen për propozimin franko-gjerman.

Edhe kryeministri albin Kurti, pati paralajmëruar më herët se do të ketë nisma të reja për të përgatitur takime në Bruksel. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pritet të mbajë një fjalim pasditen e së mërkurës, ku do ti drejtohet qytetarëve.

Artikulli paraprakDetaje të reja për vràsjen e të riut kuksian, 6 të arrestuar
Artikulli tjetërTemperaturat e larta shënojnë rekord në Shqipëri, kur do të vijë dimri