Ballina Kronika Aksident masiv në Tiranë/ Përplasen disa makina, detajet

Aksident masiv në Tiranë/ Përplasen disa makina, detajet

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Vasil Shantos, ku disa makina janë përplasur.

Nga aksidenti kanë mbetur disa persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se fajtori është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews