Ballina Argëtim Showbiz “Butrinti i bezdisshëm, Ledri më shumë zhurmë se punë” Ron Zaiti nxjerr...

“Butrinti i bezdisshëm, Ledri më shumë zhurmë se punë” Ron Zaiti nxjerr zbuluar të gjithë këngëtarët

Reperi Ron Zaiti, i ftuar së fundmi në limuzinën e ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku, ka nxjerr zbuluar të gjithë këngëtarët.

Gjatë kuicit të titulluar ‘Cili nga artistët’, Roni tregoi disa sekrete për reperët më të famshëm të momentit.

Ester Bylyku: Cili është këngëtari më i bezdisshëm?

Ron Zaiti: Kjo është pyetje shumë e sikletshme por po them Butrint Imeri

Ester Bylyku: Cili nga kolegët është më sipërfaqësor?

Ron Zaiti: Po zgjedh Gjikon, sepse krahasuar me vitet e mëparshme nuk e ka të njëjtin sukses. Nuk dëgjohet aq shumë sa dikur.

Ester Bylyku: Cili nga kolegët ka më të madhe zhurmën se punën?

Ron Zaiti: Ledri Vula. Jo se bën diçka keq, por më tepër bën zhurmë sepse është Ledri, nuk ka ndonjë punë të madhe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews