Ballina Sport Zidane te Juventus? Nga Franca flasin për të ardhmen e trajnerit

Zidane te Juventus? Nga Franca flasin për të ardhmen e trajnerit

Fillimi i sezonit nën pritshmëritë, largimi i hershëm nga Champions League dhe procedurat e komplikuara ligjore që komprometuan përparimin e tij në kampionat nuk i sigurojnë të ardhmen Massimiliano Allegrit në krye të Juventusit.

Zinedine Zidane është padyshim një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar trajnerin toskan. Tifozët e Juventusit ëndërrojnë rikthimin e tij në Torino, por operacioni nuk ka mundur të realizohet kurrë. A është kjo koha e duhur?

Ish-trajneri i Real Madridit ka qenë jashtë fushës për një kohë të gjatë dhe sipas zërave të fundit, ai është favorit për të zëvendësuar Galtier në pankinën e Paris Saint Germain.

Trajneri transalpin ka lëshuar disa deklarata në mikrofonat e Le Figaro, si më poshtë:

“Kthimi në stol është qëllimi im. Sot kam kohë të lirë por nuk e di sa do të zgjasë. Ndoshta kam kohë deri në qershor, por mund të ndodhë shumë shpejt që të rikthehem në stol”. /G.D abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews