Ballina Aktualitet Aksident në Karpallëk, ariu del në autostradën Tetovë – Shkup! Detajet nga...

Aksident në Karpallëk, ariu del në autostradën Tetovë – Shkup! Detajet nga policia e Tetovës

Policia e Tetovës bën të ditur se shoferi 21-vjeçar me veturën e tij ka përplasur dhe vrarë një ari dhe në këtë rast ka mbetur i plagosur.

Në SPB Tetovë, ngjarja është raportuar rreth 40 minuta pas mesnate, dhe ka ndodhur në magjistralen Tetovë – Shkup.

– Është raportuar se në magjistralen Tetovë-Shkup, në afërsi të Karpallëkut, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 21-vjeçari me inicialet V.I. nga Sedllarca e Komunës së Vasilevës, ka përplasur një ari. Nga aksidenti është lënduar vozitësi i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë.

Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews