Ballina Top Lajm Zjarr i madh në Pejë, digjen depot e ELKOS-it, 8 persona të...

Zjarr i madh në Pejë, digjen depot e ELKOS-it, 8 persona të pranuar në Spitalin e Pejës (VIDEO+FOTO)

Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt në Pejë. Siç mëson Telegrafi bëhet fjalë për objektin ish Zastava, fabrika e auto-pjesëve, tani që është ELKOS Center, në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha:

“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”.

Tetë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Spitali i Pejës përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Sipas njoftimit, pacientët janë duke u trajtuar dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim

Ramiz Kelmendi, pronar i objektit i cili u përfshi nga zjarri në Pejë, është deklaruar në lidhje me incidentin.

Ai në një prononcim për Klankosova ka thënë se flakët e përfshinë depon rreth orës 8 të së shtunës dhe se kohën e incidentit nuk ndodhej askush brenda.

“Zjarri e ka përfshirë depon sot rreth orës 8 të mëngjesit. Asnjë punëtor nuk ka qenë në objekt në momentin që ka ndodhur zjarri. Zjarri është ende aktiv dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta shuajnë. Ky zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, ka thënë Kelmendi.

Zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi në një deklaratë për Telegrafin tha se zjarrfikësit po bëjnë maksimumin që zjarrin ta vënë në kontroll.

Ndërkaq, nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se tetë persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të helmimit nga tymi.

E pronari Ramiz Kelmendi në një deklaratë për Telegrafin tha se ende nuk dihet prej çka është shkaktuar zjarri.

8 persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës pas djegies së objektit të ELKOS-it, të shtunën.

Me anë të një njoftimi, spitali në fjalë ka treguar se pacientët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegja e objektit në Pejë! Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.

Pronari i qendrës tregtare “ELKOS”, Ramiz Kelmendi, ka folur pas zjarrit të qendrës së ELKOS-it në Pejë.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Kelmendi ka thënë se nuk është në dijeni për numrin e të lënduarëve dhe dëmin e shkaktuar nga zjarri.

“Të lënduar nuk ka sa e di unë…sa për dëmin, nuk mund të them asgjë me siguri derisa të përfundon”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, RTV Dukagjini sjell pamje direkt nga vendi i ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews