Ballina Aktualitet BESA: Korridori 8 – projekt me dyshime, keqpërdorime, të panjohura

BESA: Korridori 8 – projekt me dyshime, keqpërdorime, të panjohura

Ashtu si çdo projekt tjetër, i cili nis mes shumë dyshimeve, keqpërdorimeve e të panjohurave, kjo qeveri, sot e nisi edhe projektin e radhës, atë të korridorit të Tetë. Në këtë mënyrë ka reaguar Lëvizja Besa me rastin e nisjes së punimeve në Korridorin 8.

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,

Ashtu si çdo projekt tjetër, i cili nis mes shumë dyshimeve, keqpërdorimeve e të panjohurave, kjo qeveri, sot e nisi edhe projektin e radhës, atë të korridorit të Tetë.

Si për çudi, ky projekt, nisi pikërisht në autostradën Tetovë – Gostivar, autostradë kjo, e cila, ndërtimin e saj e pati gjysmak, dhe që ishte dhe është turp ta quash autostradë, sepse ka vetëm dy shirita, ndërsa nga dhjetëra mbikalimet që u bënë gjoja se për lehtësimin e kalimit të banorëve, vetëm tre prej tyre u futën në funksion, ndërsa të tjerët, mbetën vetëm ura pa hyrje pa dalje dhe pa asnjë standard, njëjtë sikurse që është edhe kjo Qeveri.
E që fatkeqësia të jetë ende më e madhe, ndërtimi i kësaj autostrade, nis ende pa bërë asnjë konsultim të vetëm me banorët, tokat e të cilëve do të duhet të shkatërrohen për ndërtimin e saj.

Pa harruar këtu se, Kjo Qeveri, një autostradë të ngjajshme tash e ca vite më parë, e nisi edhe nga Kërçova për në Ohër, por ndërtimi i kësaj rruge, ka humbur diku mes malesh, njëjtë sikurse kjo Qeveri që ka humbur rrugën në mes të oborrit.
Dhe për këtë, asnjëherë askush nuk dha as sqarim se përse po ndodhin këto vonesa, e as nuk mbajti kush llogari për qindra miliona euro të harxhuara të qytetarëve për një projekt që ka dështuar ende pa filluar.

Por, me rëndësi është të deshifrohet dilema se, çka realisht fshihet pas këtyre projekteve pompoze e që pastaj mbesin në mes të rrugës? E dimë se secili projekt i madh që është filluar nga kjo Qeveri, si për çudi, ka filluar vetëm disa muaj, apo edhe një vit para zgjedhjeve parlamentare, gjë kjo që len të dyshohet për mundësinë që kjo Qeveri e inkriminuar, të vjedh sa më shumë para, dhe me këto para të qytetarëve, të blej vota, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit lokale, të shantazhojë qytetarët dhe të bëj fushata me artistë të njohur të estradës, sepse ndryshe banorët nuk do iu vinin as në tubime, gjë kjo që u konfirmua nëpër takimet e fundit të BDI-së.

Turpi më i madh i këtij projekti është se, edhe përkundër zbulimeve të mëdha të mediave për firma që veprimtaria nuk u korespondon me atë që duhet të jetë, dhe në vend të mbykqyrjes së projekteve ata firma si veprimtari bazë kanë prodhimin e veshjeve të brendshme, dhe po këta kompani të dyshimta do të mbikëqyrin ndërtimet e rrugëve në vendin tonë.

Qytetarët janë të lodhur nga promovime të projekteve pompoze shumilionëshe që fillohen dhe pastaj asesi të përfundohen, siç ishte rasti edhe me promovimin e investimit të madh në zonën e lirë ekonomike në Tetovë ku eksponentët e qeverisë paralajmruan se punimet do të fillojnë në muajin Mars ndërkaq ne jemi në muajin Prill dhe punimet ende nuk kanë filluar.
Populli nuk e ha më këtë gjellë të prishur që e ofron kjo Qeveri e krimit, por këtë gjellë populli do ua jap fytyrës në zgjedhjet e ardhshme!

Abdush Demiri
Sekretar Gjeneral i Lëvizjes BESA
04.04.2023

@tn.lajmelokale
@tetovanews