Ballina Kronika Detaje nga vrasja e Nikulajt/ Zbulohet itinerari i killerit portugez

Detaje nga vrasja e Nikulajt/ Zbulohet itinerari i killerit portugez

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva, pasi ka kryer ekzekutimin mësohet se ka udhëtuar përreth 15 km derisa ka mbërritur në vendin ku ka hedhur motorin.

Më pas, ai është larguar drejt Shkodrës dhe një ditë pas vrasjes (20 prill) i shoqëruar nga një tjetër person ka udhëtuar drejt Kapshticës ku përmes kufirit ka hyrë në shtetin grek, vend ku dyshohet se ndodhet, raporton Neës24.

Ndërkohë policia ka kryer kontrolle të tjera në banesën e Edmond Haxhisë, i cili akuzohet si organizatori i krimit, dhe kanë gjetur prova që tregojnë se portugezi ka qënduar në shtëpinë e tij.

Ndërkohë blutë po bëjnë edhe kërkime për gjetjen e armës, me të cilën u krye vrasja e babait të 4 fëmijëve.

VIDEO/ Elvana Gjatës i ndodh e papritura në koncert, fansi për pak sa nuk e rrëzon nga skena! Ja si reagoi këngëtarja

Meteorologia meksikane Zhanet Garcia “shpërthen” termometrin (VIDEO+FOTO)

@tn.lajmelokale
@tetovanews