Ballina Argëtim Kuriozitete Libri i mbuluar me lëkurën e njeriut është ende një mister

Libri i mbuluar me lëkurën e njeriut është ende një mister

Një dorëshkrim i lashtë latin, i lidhur me lëkurën e njeriut, mbetet një mister në Kazakistan.

E mbuluar me lëkurën e shpinës së njeriut, vepra 330 faqesh, e shkruar në latinishten e vjetër në vitin 1532, është ekspozuar në Muzeun e Librave të Rrallë në Bibliotekën Akademike Kombëtare në kryeqytetin Astana.

Libri iu dhurua bibliotekës nga një koleksionist privat në vitin 2014 dhe që atëherë është ekspozuar në muze, tha Moldir Tolepbej, një ekspert në Departamentin e Shkencave të Bibliotekës Kombëtare Akademike.

“Libri, që i përkiste një noteri të Italisë veriore të quajtur Petrus Puardus, u shkrua në latinishten e vjetër në vitin 1532”. Ai përbëhet nga gjithsej 330 faqe, por ekspertët për momentin kanë arritur të lexojnë vetëm 10 faqet e para”, shtoi ajo.

Tolepbey theksoi se libri përbëhet nga të dhëna për llogaritë hyrëse dhe dalëse, kredinë dhe hipotekën, por se dorëshkrimi nuk është deshifruar plotësisht.

“Puna u ekzaminua në laboratorin e Qendrës Kombëtare të Shkencave Mjekësore në Astana. U konstatua se libri ishte i lidhur në lëkurën e një shpine njeriu”, theksoi ajo.

Biblioteka Kombëtare Akademike strehon rreth 13,000 libra të rrallë, duke përfshirë libra të veçantë të bërë nga lëkura e gjarprit, gurë të çmuar, rroba mëndafshi dhe fije ari./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews