Ballina Kronika Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 18-vjeçari shqiptar, plagoset babai

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 18-vjeçari shqiptar, plagoset babai

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur i riu, Admir Hoti, ndërsa babai i tij është plagosur.

Aksidenti ndodhi në unazën e Portogruaros rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

Duket se shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh.

Artikulli paraprakMysterious fireballs seen crossing sky over Okinawa, Japan (VIDEO)
Artikulli tjetërI shiti 9 çanta 36 mijë euro sikur ishin origjinale, arrestohet vajza që menaxhonte faqen online