Ballina Kronika Krimi makabër në Itali, shqiptare dyshonte se gruaja e tradhtonte: Italiani i...

Krimi makabër në Itali, shqiptare dyshonte se gruaja e tradhtonte: Italiani i bëri xhiro me Maserati

Teksa tronditi opinionin publik me krimin makabër, pasi vrau me thikë vajzën e tij dhe fqinjin italian dhe plagosi gruan, Tualant Malaj ka bërë një tjetër rrëfim.

Para hetuesve, 45-vjeçari pretendon se 51-vjeçari italian, Masimo De Santis e kishte marrë bashkëshorten e tij disa herë xhiro me një makinë luksoze tip Maserati. “Një ditë, ai mori gruan time me Maserati-n e tij”, rrëfeu Taulanti. I bindur se gruaja e tradhtonte, për ta vërtetuar këtë tha se kishte filmime me celular të drekave dhe darkave të tyre së bashku.

I fiksuar pas xhelozisë së gruas, vrau italianin me teh çelësi dhe më pas shkoi t’i merrte jetën 39-vjeçares me të cilën ka 2 fëmijë. Në tentativë për të vrarë gruan, i doli para vajza 16-vjeçare, të cilën e qëlloi me thikë disa herë duke i shkaktuar vdekjen.

Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularët e personave të përfshirë në masakër.

MOTI NËPËR BOTË – Ngjarjet më të bujshme

https://youtu.be/yxT6kSeWGFg

 

Artikulli paraprak3 shqiptarë të arrestuar në Spanjë, u kapën brenda në “shtëpi bari”
Artikulli tjetërRusia dhe SHBA-të janë në prag të luftës