Ballina Aktualitet Shi, breshër dhe përmbytje në Gostivar (VIDEO)

Shi, breshër dhe përmbytje në Gostivar (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me breshër që kapluan sot qytetin e Gostivarit dhe disa lokacione përreth kanë shkaktuar dëme ndaj pronave të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë se ekipet janë në terren për të riparuar dëmet dhe për të ndihmuar qytetarët.

“Pas reshjeve intensive që përfshinë edhe Gostivarin, sidomos Turçanin e Madh, Ndërmarrja Publike “Komunalec” dhe zjarrfikësit e qytetit, dolën në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara dhe për të ndihmuar edhe qytetarët të cilët mund të kenë pësuar nga kjo fatkeqësi. Uroj që dëmet në pronat private të jenë sa më të vogla.

Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë”, informojnë nga Komuna e Gostivarit.

@tnlajmelokale #Përmbytje në Gostivar#northmacedonia 25 maj 2023 #shi #breshër #breshri #shiu #nevreme #nevrijeme #stuhi #vershime #vërshime #poplave #potop #flood #floods #hailstorm #hagel #gostivari #gostivari #gostivari❤❤ #gostivari❤ #gostivarcity ♬ original sound – Tetova News – Lajme Lokale

@tn.lajmelokale
@tetovanews