Ballina Aktualitet VIDEO: Me flamurin kombëtar dhe të UÇK-së, shqiptarët mblidhen te ura e...

VIDEO: Me flamurin kombëtar dhe të UÇK-së, shqiptarët mblidhen te ura e Ibrit në Mitrovicë

Një grup qytetarësh shqiptarë janë mbledhur në Mitrovicën e Jugut, në afërsi të urës së Ibrit.

Ata kanë nisur të këndojë njëzëri, “jo nuk ndahet Mitrovica”,“Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar” , “për Kosovë jetën dojm me dhanë”.

Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK”. Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve.

Ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje, një gjë e tillë nuk ndodhi. Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews