Ballina Kronika “I çlirova nga shejtani’- Dëshmia e 54-vjeçarit që torturoi dhe vrau gruan...

“I çlirova nga shejtani’- Dëshmia e 54-vjeçarit që torturoi dhe vrau gruan bashkë me fëmijët

“I çlirova nga shejtani’- Dëshmia e 54-vjeçarit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Itali, ku 54-vjeçari i identifikuar si Giovanni Barreca torturoi dhe vrau bashkëshorten e tij Antonella Salamone dhe fëmijët, 16-vjeçarin Kevin dhe 5-vjeçarin Emanuel.

Krimi i rëndë ndodhi në Altavilla Milicia,Palermo, ndërsa sipas ANSA-s, vetëm vajza 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë veten.

Pas krimit, 54-vjeçari ka thirrur policinë duke i treguar për ngjarjen. Ai u arrestuar, ndëra mësohet se departamenti i operacioneve po rindërtojnë atë që ka ndodhur. Paraprakisht dyshohet se masakra është kryer ditët e fundit.

Giovanni Barreca dhe gruaja e tij Antonella Salamone

Marrja në pyetje e tij ka vazhduar për orë të tëra dhe mësohet të ketë thënë se familja e tij ishte e pushtuar nga shejtani dhe se ai i kishte çliruar.

Giovanni Barreca dyshohet se ishte fanatik fetar, pasi nga hetimet paraprake rezulton se në krim janë përfshirë edhe dy të njohur.

Nga trupi i Antonella Salamone, vetëm disa pjesë u gjetën të varrosura në tokën pranë shtëpisë së çiftit në Altavilla Milicia. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, gruaja është djegur dhe varrosur.

Giovanni Barreca dhe gruaja e tij Antonella Salamone

Krimi ka qenë brutal dhe për fëmijët. Mësohet se një nga ata është vrarë duke u torturuar dhe mbytur me zinxhirë.

Drejtuesi i sektit është aktualisht një nga hipotezat që po shqyrtohen nga hetuesit. Ndër dyshimet që po shqyrtohen aktualisht nga hetuesit është se 54-vjeçari mund të ketë vepruar edhe jashtë anëtarësimit në ndonjë sekt apo grup të fanatizmit fetar.

Barreca, siç rezultoi, kishte probleme ekonomike. Bashkëshortja u ndoq nga punonjës socialë të bashkisë Altavilla Milicia, të cilët megjithatë sigurojnë se nuk kanë ndjerë kurrë shqetësime, përveçse financiare, në familje.

Antonella Salamone, e përshkruar si një grua “e ëmbël dhe e sjellshme”, kishte bërë disa punë pastrimi në zyrat e bashkisë në emër të administratës komunale e cila e mbështeti çiftin duke i lënë të punonin.

“Nuk mund ta kuptojmë se si ishte e mundur e gjithë kjo. Ne dinim për debate si në të gjitha familjet, por nuk mund të mendonim se mund të ndodhte ajo që ndodhi”, thonë halla dhe gjyshja e gruas, të ardhur nga qyteti i origjinës.

“Ishte shumë fetar. Punonte shumë. Ajo ishte kujdestare. Ai mundohej ta kënaqte në çdo gjë. Ende nuk e kuptojmë. Tani po mundohemi t’i rrimë pranë mbesës“, thonë ata duke iu referuar vajzës së vetme që i mbijetoi masakrës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews