Ballina Aktualitet Nesër pas orës 17 i gjithë Shkupi pa ujë/ Do të intervenohet...

Nesër pas orës 17 i gjithë Shkupi pa ujë/ Do të intervenohet në gypin kryesor të ujësjellësit f1600 në Rashçe

Nesër nga ora 17 i gjithë Shkupi do të jetë pa ujë. Siç bëjnë me dije nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizim”, do të ndërhyhet në gypin kryesor të ujësjellësit F1600 mm në Rashçe. Për këtë arsye, do të ketë ulje të presionit ose ndërprerje të furnizimit me ujë pothuajse në të gjithë Shkupin.

Pa ujë do të jenë Arnakia, Saraji, Glumovo, Matka e Epërme, Matka e Poshtme, Gjorçe Petrovi, Vlae, Karposhi, Zhdaneci, Nerezi, Qendra, Qendra Klinike, Kisella Vodë, Usje, Pintija, Draçeva, Batinca, Studeniçani, Morane, një pjesë e Gazi Babës, Çairi, Shkupi Veri, Fushë Topane, Autokomanda dhe Aerodromi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews