Ballina Kronika Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në Bllacë të Shkupit, djali...

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në Bllacë të Shkupit, djali i tij në burg për vrasjen e Okit?!

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, është vrarë babai i G.T., personi i cili ndodhet në burg për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki.
Mbrëmjen e sotme një burrë është qëlluar me armë automatike në makinë dhe ka humbur jetën pas plagëve të marra.

Sonte rreth orës 18:15 ëshrë raportuar për një vrasje e cila ka ndodhur në fshatin Bllacë të Shkupit. Rreth orës 18.15 minuta, shtetasi N.T ka njoftuar në polici se e ka gjetur të vrarë me armë zjarri vëllain e tij 57-vjeçarin Z.T, në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme për në Bllacë të Epërme.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, është vrarë babai i Gani Tushës, personit që ndodhet në burg për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki.

Para vrasjes së Tushës është djegur kafeneja “Baron” që mban emrin e njërës prej bandave të Shkupit.

Para vrasjes së babait të Gani Tushës, ka rënë zjarr në kafenenë “Baron” në Çair.

Emri “Baron” përdoret edhe nga grupi kriminal, anëtar i të cilit është tashmë i arrestuari Gani Tusha, për këtë arsye po hetohet një lidhje e mundshme mes zjarrit dhe vrasjes në Bllacë, ku u qëllua babai i Tushës, konfirmuan burime policore për Telma, transmeton tetova.com.

Zjarri është raportuar herët në mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00 pas së cilës një automjet i zjarrfikësve ka ndërhyrë dhe ka shuar zjarrin për rreth 40 minuta.

Pasditen e sotme është gjetur trupi i pajetë i 56-vjeçarit Tusha në Bllacë. Djali i tij Gani Tusha është në paraburgim në Shkup nën dyshimin se ka marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë në lokalin Shisha bar dhe në vrasjen në Halkidiki ku u likuiduan tre, dy prej të cilëve ishin drejtues të grupit rival Duqanxhik/Gërçec.

Lufta mes dy grupeve kriminale të Shkupit vetëm vitin e kaluar rezultoi me të paktën 4 të vrarë në përleshje dhe prita në Shkup, Kosovë dhe Greqi. Me luftën e gangsterëve të rrugës janë të lidhura sulmet ndaj Shteklit në East Gate Mall si dhe disa vrasje të kryera në 12 vitet e mëparshme. Motivi i të shtënave është një përleshje për tregun e drogës në Shkup, kanë qenë dyshimet e policisë, e cila në fillim të vitit ka kryer aksionin për arrestimin e anëtarëve të grupit të Gërçecit./Tetova News

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews