Ballina Top Lajm Arben Zeqiri: Goni, na dogje zemrën vëlla!

Arben Zeqiri: Goni, na dogje zemrën vëlla!

Nga Arben Zeqiri

Goni na dogje zemrën vlla. Kafen e fundit që se pijmë në Tetovë, na mundësoftë Zoti në Xhehnet

Një ndër netët më të errëta, më të rënda, më të dhimbshme, më të gjata kaluam mbrëmë. Lajmi që s’pranoja ta besoj, lutesha të ishte gabim, keqkuptim. Më faltë Zoti, ishte e rëndë të besoja ikjen tënde Goni.

Më shumë se një shok klase, shok banke, shoqëri që e vazhduam edhe përtej bankave të Gjimnazit. Goni gjithmonë i dashur, i kujdesshëm, shumë më i kujdesshëm se unë, në festa, në gëzime, në ditë të vështira, po edhe në ditë të zakonshme. Shkruante e lajmërohej për qejf, diskutonim ngjarjet e zhvillimet, optimist e gjithmonë i motivuar e i gatshëm për të vepruar e për të bërë diçka më mirë. Gjithmonë pyeste: “A i ke pa ata të klasës, a janë mirë, ka gjinden”?

Dëgjoheshim e takoheshim në qytet, e lam të ulemi edhe një ditë e të pijmë kafe, të flasim për zhvillimet si zakonisht. Por, vrapi pas punëve të kësaj jete na vodhi kohën dhe nuk arritëm të pijmë kafen.

Tetova News në YouTube:

Goni, do t’i lutem Zotit që të të mëshirojë e shpërbleje me Xhehnet për zemrën engjëllore që kishe, me lutje dhe shpresë që edhe neve të na mëshirojë e të na takojë në Xhehnet.
Zoti ju dhashtë forcë e durim familjes, miqve, shoqërisë e gjithë atyre që sot ju rënkon zemra për ikjen e Agronit.

Ishte me pushime në bregdetin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare Agron Saliu nga Tetova