Ballina Kronika Ishte me pushime në bregdetin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare...

Ishte me pushime në bregdetin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare Agron Saliu nga Tetova

Kortezhi mortor i të ndjerit Agron Saliu pas namazit të ikindisë do të niset nga banesa e tij në rr. Vëllezërit Miladinovi nr. 260/1.26 Tetovë, për tek banesa e përjetshme Varrezat e qytetit.

Në moshën 41 vjeçare është ndarë nga jeta Agron Saliu nga Tetova, me prejardhje nga fshati Odër
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij në rrjetin social facebook.
“Të All’llahut jemi tek Ai do të kthehemi, u nda nga jeta miku im Agron Saliu, varrimi bëhet sotë më 19.08.2025, tek varezat e qytetit pas namazit të iqindisë”.
Agron Saliu ( 41 ) ka ndërruar jetë papritmas dje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës ku ishte për pushime bashkë me familjen e tij
Sipas dëshmitarëve që tregojnë për mediumet në Shqipëri, tetovari kishte nevojë urgjente për ndihmë dhe u soll dy herë në jetë nga banorët dhe turistët që ndodheshin në vendngjarje derisa erdhi ambulanca. Por për fat të keq, ata thonë se ambulanca mbërriti pas më shumë se një ore, kur tashmë ishte tepër vonë për pushuesin.

Agron Saliu ( 41 ) punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës, la bashkëshorten dhe dy vajza. Ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot në Tetovë../tetova1/

Agron Saliu, Durrës, 17 gusht 2025
Njoftim shtesë
Lajmërojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se kortezhi mortor i të ndjerit Agron Saliu pas namazit të ikindisë do të niset nga banesa e tij në rr. Vëllezërit Miladinovi nr. 260/1.26 Tetovë, për tek banesa e përjetshme varezat e qytetit.
Nga Familja

Tetova News në YouTube:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë, Agron Saliu, në moshën 41-vjeçare.
Agroni do të mbahet mend për përkushtimin, sinqeritetin dhe dashurinë që tregonte ndaj njerëzve dhe punës që bënte.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë të afërmve në këtë ditë të rëndë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Goni na dogje zemrën vlla. Kafen e fundit që se pijmë në Tetovë, na mundësoftë Zoti në Xhehnet
Një ndër netët më të errëta, më të rënda, më të dhimbshme, më të gjata kaluam mbrëmë. Lajmi që s’pranoja ta besoj, lutesha të ishte gabim, keqkuptim. Më faltë Zoti, ishte e rëndë të besoja ikjen tënde Goni.
Më shumë se një shok klase, shok banke, shoqëri që e vazhduam edhe përtej bankave të Gjimnazit. Goni gjithmonë i dashur, i kujdesshëm, shumë më i kujdesshëm se unë, në festa, në gëzime, në ditë të vështira, po edhe në ditë të zakonshme. Shkruante e lajmërohej për qejf, diskutonim ngjarjet e zhvillimet, optimist e gjithmonë i motivuar e i gatshëm për të vepruar e për të bërë diçka më mirë. Gjithmonë pyeste: “A i ke pa ata të klasës, a janë mirë, ka gjinden”?
Dëgjoheshim e takoheshim në qytet, e lam të ulemi edhe një ditë e të pijmë kafe, të flasim për zhvillimet si zakonisht. Por, vrapi pas punëve të kësaj jete na vodhi kohën dhe nuk arritëm të pijmë kafen.
Goni, do t’i lutem Zotit që të të mëshirojë e shpërbleje me Xhehnet për zemrën engjëllore që kishe, me lutje dhe shpresë që edhe neve të na mëshirojë e të na takojë në Xhehnet.
Zoti ju dhashtë forcë e durim familjes, miqve, shoqërisë e gjithë atyre që sot ju rënkon zemra për ikjen e Agronit./Arben Zeqiri