Një 33 vjeçar me origjinë nga Maliqi i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e prindërve të tij.
Në kushte të rënduara psikologjike, M.H ka marrë armën e gjahut që babai mbante në shtëpi dhe është vetëvrarë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kreshpanj të kësaj bashkie, sipas raportimeve.
Grupi hetimor po heton shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar 33 vjeçarin drejt këtij akti tragjik. Sipas burimeve të ‘newsbomb’ i riu ishte mësues në një nga shkollat e kryeqytetit dhe pak ditë më parë, duke shfrytëzuar pushimet e sezonit, ishte kthyer në shtëpinë e prindërve.















