Ballina Kronika Kronika e Tetovës – 13 tetor 2026

Kronika e Tetovës – 13 tetor 2026

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Tetovë: Nëntëvjeçari lëndohet rëndë, babai denoncon sulm nga disa të mitur në një fushë sporti

Më 13 tetor 2026, në orën 00:05, në SPB Tetovë, A.N. (39) nga Tetova ka denoncuar se djali i tij nëntëvjeçar është sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 19:00, në fushën e sportit të një shkolle të mesme në Tetovë. Njëri nga të miturit dyshohet se gjatë sulmit ka përdorur edhe një send prej druri.

Nëntëvjeçarit i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit./SPB Tetovë

Tetovë: 27-vjeçarja denoncon ish-partnerin për përndjekje, shqetësim dhe kërcënime

Më 12 tetor, në orën 11:00, në SPB Tetovë, një 27-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se ish-partneri i saj, D.B., e ka ndjekur dhe shqetësuar.

Sipas denoncimit, pas ndërprerjes së lidhjes në shkurt të këtij viti, ai në disa raste e kishte ndjekur pranë vendit të punës dhe shtëpisë së saj. Ajo ka raportuar gjithashtu se përmes aplikacioneve celulare ai i kishte dërguar mesazhe dhe e kishte kërcënuar.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit./SPB Tetovë

Zhelinë: Arrestohet 29-vjeçari nga Strimnica, drejtonte pa patentë dhe transportonte dru pa dokumentacion

Më 12 tetor, në orën 19:30, në Zhelinë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Grupçin kanë arrestuar I.B. (29) nga Strimnica.

Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar prej tij. Është konstatuar se ai drejtonte pa patentë shoferi.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh janë gjetur dru zjarri pa dokumentacionin përkatës dhe një sharrë motorike.

Automjeti dhe drutë janë sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës./SPB Tetovë

Në rrugën Jegunoc–Radushë arrestohet 40-vjeçari, drejtonte “Mercedes” pa patentë

Më 12 tetor, në orën 18:25, në rrugën rajonale Jegunoc–Radushë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Jegunoc kanë arrestuar M.R. (40) nga Radusha.

Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar prej tij. Është konstatuar se ai drejtonte pa patentë shoferi.

Automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës./SPB Tetovë