Ballina Aktualitet U martua para 3 muajsh, dje e vranë bashkë me babain dhe...

U martua para 3 muajsh, dje e vranë bashkë me babain dhe dhëndrin, sot i jepet lamtumira e fundit Edmond Hasanit nga Gjilani

Vetëm tre muaj pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, Edmond Hasani ka humbur jetën tragjikisht së bashku me babain e tij, Selami Hasani.

Babë e bir u vranë nga persona të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme të fajdesë.


Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrethana ende të paqarta, por që kanë tronditur thellë opinionin në mbarë vendin.

Edmondi ishte i martuar me Njomza Grabanicën, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Klinës.

Tetova News në YouTube:

Sot, Gjilani përcolli për në banesën e fundit dy viktimat e kësaj tragjedie. Ceremonia e varrimit u zhvillua në varrezat e qytetit pas namazit të ikindisë, në orën 16:40.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Sipas deklaratave të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati. Ata janë identifikuar si Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe dy djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22).